Pushimet verore po afrohen e bashkë me to edhe emocionet që na kaplojnë teksa bëjë planifikime.
Brendi i njohur Aquawave, produktet e të cilit mund t’i gjeni në Melodia Px, ka gjithçka që nevojitet për ta bërë një ditë në plazh sa argëtuese dhe të paharrueshme.
Peshqiri i plazhit AQUAWAVE Toflo ofron një kombinim të funksionalitetit dhe stilit duke e bërë atë një aksesor të domosdoshëm për çdo dalje në plazh. Me dizajnin e tij modern dhe materialet me cilësi të lartë, ky peshqir është i përsosur për këdo që kërkon të relaksohet duke u shtrirë në rërë e duke i shijuar rrezet e diellit.
Duke marrë frymëzim nga valët qetësuese të detit, ky peshqir përmban dy dizajne mahnitëse dhe tërheqëse “Summer Vibes” dhe “Good Vibes” që e dallojnë atë nga peshqirët e zakonshëm duke siguruar qëndrueshmëri dhe rehati superiore.
Ky peshqir është gjithashtu jashtëzakonisht i lehtë dhe kjo e bën më të lehtë edhe paketimin. Madhësia e vogël e peshqirit kur paloset e bën gjithashtu të përshtatshëm ruajtjen në një çantë plazhi ose çantë shpine, duke siguruar që të mos zërë shumë hapësirë.
Përfitoni tani nga zbritja që ju ofron kodi DETI24 nga 13,95€ në vetëm 9€ me peshqirin Aquawave Toflo dhe përmirësoni pushimet tuaja teksa relaksoheni në rërë e rrezet e diellit.
Peshqir AQUAWAVE Toflo 9€ 13,95€
Nuk u gjet asnjë postim
Shkruani një shqyrtim